Lojtare nga Ballkani, afrikanë, aziatikë, brazilianë kushedi çfarëllojësh. Hidhini një sy emrave të lotjarëve në skuadrat shqiptare të këtij sezoni. Gjen nga japonia në Iran, nga Kongo në Brazil, nga Bosnja, në Serbi Kroaci e kudo qoftë në kontinentin tonë dhe jo vetëm. Mes tyre është një ekip 100% shqiptar. Teuta që zbriti në fushën e lojës kundër Tiranës ishte një skuadër me asnjë lojtar të huaj në formacionin bazë, një ekip i mbushur me lojtarë të talentuar të rinj me dëshirë dhe të aftë të konkurrojnë dhe tregun ndërkombëtar që është gjithnjë e më shumë i preferuar në këtë superior sidomos të këtij edicioni.
Patjetër që futbollisti nuk ka pasaportë dhe në kushtet e lëvizjes së futbollistëve është deri diku normale që të blesh futbollistë të huaj,. Por ndonjëherë mund të krijosh dhe strategjinë me produktin vendas, lojtarë të rinj jo shumë të shtrenjtë me kosto më të ulëta dhe me një të ardhme me perspektivë. Ndonjëherë madje të huajt nuk janë as në nivelin e shqiptarëve. Me 100% shqiptarë, Teuta shkoi një vit më parë në kupat e Europës. Mund të jetë një shembull për t'u ndjekur.





