Një çift nga Michigan-i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin martuar në shtator të vitit 2007, shkruan Metro.

Në mesin e dhuratave të tyre, Kathu dhe Brandon Gunn, kishin marrë një dhuratë nga halla e saj Alison, dhe në zarfin e dhuratës shkruhej: “Mos e hapni deri në grindjen tuaj të parë”.

Pavarësisht se ata kishin pasur shumë grindje e përplasje dyersh mes tyre gjatë martesës, Kathy ka thënë se letra kishte mbetur e pahapur për 9 vjet.

Mirëpo së fundmi, ata po flisnin për dhuratën e dasmës që do t’iu bënin miqve të tyre, dhe u kishte rënë në mend se ata vet kishin një të tillë që nuk e kishin hapur dhe e mbanin në dollap. Vetëm pas 9 vitesh, ata kishin vendosur ta hapnin dhuratën e hallës.

Në të kishte një shënim dhe disa para. Kathy-t i kërkohej që me paratë të blinte një lloj ushqimi që e pëlqenin të dy dhe të përgatiste një banjë të ngrohtë për çiftin.

Kurse Brandon-it, i kërkohej që të blinte lule dhe një shishe verë të kuqe. Kathy ka thënë se kjo dhuratë, edhe pse e pahapur për një kohë aq të gjatë, u ka mësuar atyre për tolerancën, mirëkuptimin, kompromisin dhe durimin.