Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin.
Emiljano Shullazi kishte ankimuar vendimin e arrestit me burg dhe kërkonte arrest shtëpie, por mbetet në arrest me burg.
Gjykata e Apelit do të marrë në shqyrtim dhe kërkesën për rivlerësimin e masës së sigurisë për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.
Ata janë arrestuar më 17.04.2016, në orën 01:30, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, ata akuzohen se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.
Shullazi ndodhet në burg pas kërcënimit që i bëri kandidatit për Rektor, Mynyr Koni, gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete.





