Vritet me armë zjarri një ish-punonjës i OSHEE-së.
Viktimë ka mbetur Saimir Jaku, i cili u vra në një lokal në qytetin e Rrëshenit.
Jaku mbante poston e drejtorit të tensionit të lartë në zonën e Veriut deri para një jave kur dhe u shkarkua nga detyra.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hyrë në lokalin ku ndodhej viktima dhe e kanë qëlluar me armë.
Viktima kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal të zonës, por ende nuk dihet nëse ka qenë i shoqëruar.
Autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj Jakut dhe janë larguar me shpejtësi pas krimit nga vendngjarja me një automjet.
Jaku ishte anëtar i këshillit të qarkut, përfaqësues i Partisë Socialiste në Rrëshen.





