·        Trajneri i përfaqësueses shqiptare, intervistë ekskluzive për gazetën e përditshme sportive ruse “Sport Denj za Dnjem" 

Kombëtarja e Shqipërisë ishte një nga pesë debutueset në Evropianin e fundit në Francë, saqë edhe vetë fakti i vajtjes në një turne të kësaj shkalle u konsiderua në vendin e tij si arritje e madhe dhe festë të vërtetë. Heroi kryesor konsiderohet specialisti italian Xhiani De Biazi, i cili udhëhoqi përfaqësuesen shqiptare në vitin 2011 dhe solli në Euro 2016 nga grupi me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë.

Pas kësaj, për nder të 60-vjeçarit De Biazi, që ka marrë shtetësinë shqiptare dhe që tashmë e konsideron veten shqiptar, iu premtua se do të ndërrohej emri i një prej stadiumeve të vendit, kurse ministria e sportit e Shqipërisë kërkoi që Xhiani të vazhdojë në krye të ekipit. De Biazi nuk nxiton të kthehet në klub futbolli – përvoja e tij e fundit me "Udinese"-n, u zbeh nga dorëheqjen në mes të sezonit 2009/10, gjë pas së ai cilës pranoi ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të cilën u bë Guus Hiddink e tij.

Në një intervistë ekskluzive me gazetën ruse të përditshme të Shën Peterburgut "Sport Denj za Dnjem", De Biazi tregoi se këtë verë do të mund të ishte në Rusi, pse përfaqësuesja e Francës nuk ishte ekipi më i mirë në Euro dhe se si ai po punon për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018.

— Pas Kampionatit Evropian keni pasur shumë oferta nga klubet?

— Pas Euro 2016, si edhe para fillimit të turneut, kam marrë shumë oferta nga klubet, madje edhe nga federata të tjera, por vendosa të vazhdoj të punoj dhe të bëj progres me kombëtaren e Shqipërisë.

— Edhe ukrainasit refuzuat?

— Vërtet isha midis kandidatëve për postin e trajnerit të Ukrainës, por drejtuesit e federatës parapëlqyen Andrij Shevçenkon. Dua t’i uroj suksese Andrit në detyrën e tij të re!

— Në fund të korrikut pati informacione se mund të ftoheshit te "Spartak"-u. A doli me ofertë konkrete për ju klubi moskovit?

— Po, më propozuan të drejtoja "Spartak”-un, por pastaj pashë se ata kishin bërë zgjedhur një kandidat tjetër.

— Nuk dëshironi të ktheheshit në Itali? Ndërkaq vjet ju deklaruat se në Serie A është shumë e vështirë të punosh si trajner – për të bërë hapa të caktuar duhet të jesh në qendër të gjithçkaje në klub, gjë që në Itali nuk ndodh kudo. Çfarë kishit parasysh?

— Mund të bësh analogji me ndërtimin e një shtëpie. Për ta ndërtuar, të duhet ndihma e arkitektit, pastaj duhet të konsultohesh me drejtuesin e punimeve, të merresh vesh me muratorët, gjithashtu të flasësh me pronarin, i cili financon të gjitha ndërtimin dhe merr vendimet se si ai dëshiron të shohë shtëpinë e vet… Ndërtimi i ekipit është proces, i cili shpesh e bën teknikun të vuajë, përderisa ka kaq shumë njerëz që përpiqen për ty, si ta themi, të të ndihmojnë duke vepruar për interesa vetjakë. Mendoj se duhet të ketë rëndësi të kuptosh se në peshoren midis interesave të trajnerit dhe interesave të drejtuesve të klubit, trajneri duhet të ketë lirinë e manovrimit.

— Në Euro Shqipëria mundi Rumaninë 1: 0 dhe kishte një shans të hynte në playoff-e, por nuk mjaftonin golat. Me të mbërritur në shtëpi tifozët e përshëndetën ekipin tuaj në aeroport?

— Ndonëse ikëm me avion nga turneu pas ndeshjeve në grup, tifozët tanë vlerësuan faktin se në dhamë gjithçka në çdo ndeshje. Pohimi më i mirë për këtë ishte pikërisht takimi i ngrohtë në Tiranë.

— Momenti më i vështirë në Euro? Ndoshta, në lojën me francezët, kur Shqipëria mund të dilte barazim?

— Në fakt nuk ka, gjëja më e vështirë dhe madje më e tmerrshme ishte se neve na duhej të prisnim rezultatet e skuadrave të tjera që luanin pas nesh! Siç më duket mua, në bëmë tri ndeshje të shkëlqyera, në të cilat rezultati përfundimtar nuk kapërcente atë që ndodhi në fushë.

— Me të vërtetë Franca ishte ekipi më i mirë në Euro, sikurse thonë shumë njerëz?

— Nuk jam i sigurt, në fazën e grupit e francezëve u ballafaquan me probleme të mëdha në lojën kundër Rumanisë, por dhe në ndeshjen me ne, ata nuk kishin epërsi absolute. Nëse në pjesën e dytë në vend të godisnim shtyllën por portën – ata do ta kishin shumë të vështirë na mundnin!

— Në fund të turneut disa nga lojtarët tuaj ndryshuan klubet, në veçanti, Odise Roshi dhe Bekim Balaj kaluan në Premier League Ruse. A u konsultuan me ju, para se të shkonin te "Terek"-u?

— Kampionati Evropian ishte një platformë e shkëlqyer, ku të mund të tregonin veten ata lojtarë, të cilët shpesh mbeteshin pa u vënë re. Balaj dhe Roshi më pyetën se çfarë mendoj për transferimin e tyre te "Terek"-u, dhe unë pashë se ata kishin një motivim serioz për të ndryshuar diçka në karrierën e vet dhe të kalonin në këtë ekip.

— Pjesëmarrja e parë në historinë e Shqipërisë në një turne të madh ndërkombëtar a mund të ndikojë disi në zhvillimin e kampionatit vendas, të rrisë nivelin e tij?

— Gjatë disa viteve të fundit kampionati i Shqipërisë u rrit në cilësi dhe u zhvillua, në masë të madhe, në saje të zvogëlimit të numrit të pjesëmarrësve të kampionatit nga 12 në 10 ekipe. Sepse klubet u ndërgjegjësuan se nëse planifikojnë zhvillimin e vet si duhet, kjo gjë mund të shndërrohet në biznes interesant.

— Shqipëria arritur rezultat të shkëlqyer në Euro, kurse Rusia dështoi. Ç’mund të thoni për paraqitjen e përfaqësueses sonë?

— Shqipëria është një vend i vogël me vetëm tre milionë banorë dhe me probleme infrastrukture. Por duhet dhe të merret në konsideratë një numër i madh shqiptarësh, të cilët kanë emigruar në vendet evropiane, ajo ishte shumë e vlefshme për ta dhe familjet e tyre. Unë besoj se një shtet i tillë i madh si Rusia mund të arrijë rezultate shumë më serioze se ato që  treguan në Francë. Por është e nevojshme të bëhet një planifikim i strategjisë së zhvillimit – në mënyrë që të merren të gjitha avantazhet e atyre lojtarëve, që ka tani Rusia.

— Në vitin 2018 në Rusi do të zhvillohet kampionati botëror. Si mendoni a do të mundet ndonjëherë që Shqipëria të jetë në gjendje të konkurrojë për një turne të kësaj shkalle?

— E vështirë të thuhet. Mendoj se përmasat e Shqipërisë si zor mundësojnë hyrjen në një turne të tillë të madh.

— Eliminatoret e Kupës së Botës fillojnë në shtator, kundërshtare të Shqipërisë janë yje si Italia dhe Spanja, gjithashtu Izraeli dhe Maqedonia jomodeste. Si i vlerësoni shanset për kalimin e këtij grupi?

— Nëse analizojmë grupin tonë kualifikues, atëherë në pamje të parë kalimi në Kupën e Botës duket i pamundur për përfaqësuesen shqiptare. Por futbolli na mëson se ne nuk mund konfirmohet kurrsesi asgjë paraprakisht. Prandaj vazhdojmë të punojmë, të rritim në mënyrë të qëndrueshme nivelin tonë, dhe pastaj të shohim se çfarë do të rezultojë.

Përgatiti Th. M.