Ndërhyrja në kohë e uniformave blu të Durrësit, ka bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje, duke arrestuar 23-vjeçarin që po kërcënonte me vrasje bashkëshorten, ndaj së cilës po ushtronte edhe dhunë.

Me të marrë njoftimin, efektivët e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Ai është Bledar Alushi, 23 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht në banesë dhe ka kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij 22 vjeçe, shtetasen B.Alushi.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, e nuk jepen detaje të tjera rreth motiveve që për pak e çuan të riun drejt një krimi të rëndë.

Ndërkohë, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë model-54 dhe një krehër me gjashtë fishekë (në foto).

S.L.