Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në autostradën Durrës – Tiranë, në zonën e Kasharit.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi A. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar drejtuesin e mjetit tip “Ford”, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake rezulton se, viktima, në momentin e aksidentit ka qenë duke dalë nga mjeti i tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





