Gjatë ndeshjes së sotme mes Italisë dhe Spanjës, ku "axurrët" dolën triumfues. duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Euro 2016, u vendos edhe një rekord.
Emanuele Giaccherini, mesfushori me tipare sulmuese, ka qenë futbollisti që ka vrapuar më së shumti në këtë takim, por edhe brenda një ndeshje të këtij evropiani.
Italiani 31-vjeçar ka vrapuar plot 12.97 kilometra gjatë 90 minutave lojë, më shumë se cilido lojtar tjetër në Kampionatin Europian të Futbollit që këtë vit po zhvillohet në Francë.





