Genzebe Dibaba në telashe. Në Spanjë gjatë një operacioni antidoping, policia arrestoi trajnerin e kampiones së Botës në garën e 1500 metrave.

Jama Aden ndodhej në Katalunjë aty ku stërviteten edhe atletët e tij në momentin e arrestimit.Bashkë me trajnerin nga Somalia policia spanjolle arrestoi edhe një nga fizioterapistët e tij që ishte me nënshtetësi marokene. Gjithçka ndodhi në hotelin Arrahona të Sabadellit, afër pistave Josep Mollins ku stërviten prej pothuajse tre vitesh përveç kampiones etiopiane, Ginzebe Dibababa edhe atletë të tjerë nga Xhibuti, Sudani dhe Somalia.

Sipas burimeve investigative që vinë nga Spanja në dhomat e dy të arrestuarave policia gjeti përveç substancës Epo edhe substanca të tjera të ndaluara. Operacioni i policisë kishte nisur disa javë më parë. Forcat e rendit në bashkëpunim me agjencinë spanjolle të antidopingut AEPSAD, vendosi të arrestonte trajnerin Jama Aden dhe fizioterapistin maroken.

Ligji spanjoll kundër antidopingut parashikon deri në 2 vjet burg për personat që shtynë atelëtët për të përdorur substanca të ndaluar, që nuk lejohen nga komiteti ndërkombëtar i Atletikës. Në grupin e trajnerit Jama Aden bënte pjesë e kampionia olimpike dhe njëkohësisht motra e Ginzebe Dibabës, Tirunesh Dibaba aktualisht në rolin e asistentes së trajnerit somalez.

Ndërkohë Wada ka nisur edhe një hetim për notarët kinezë dhe ata rusë  të cilët akuzohen se kanë përdorur doping në Lojërat dimërore të Sochit që u zhvilluan në vitin 2014-të.