Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka organizuar sot në Mitrovicë, një pritje të veçantë për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, i cili është mbajtur në Prishtinë, me prezencë të rreth 250 përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet.
“Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, është shembull për rajonin dhe më gjerë. Më shumë se kurrë, na duhet bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve, i ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi kryetari Veseli.
Kryetari Veseli e konsideroi qëndrimin e tyre disaditor në Kosovë dhe Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit si mundësi të shkëlqyera për të forcuar lidhjet midis popujve dhe për të rritur besimin ndaj njëri-tjetrin.





