Turqia mundi skuadrën çeke me rezultatin 2:0, në stadiumin Stade Bollaert-Delelis.
Janë rritur kështu gjasat për kualifikimin në 1/8 e finales së Euro 2016, ndërsa Kombëtarja shqiptare, tashmë ka mundësi minimale të kalojë fazën e grupeve.
Turqia arriti të shënojë golin e parë në këtë takim, pas dy ndeshjesh të luajtura në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ka qenë Burak Yilmaz ai që kaloi në epërsi kombëtaren turke. Sulmuesi realizoi në minutën e 10’ kundër Republikës së Çekisë . Me kaq përfundoi dhe pjesa e parë që mbante me shpresa dhe Kombëtaren shqiptare.
E ndërsa në pjesën e dytë, pas sulmeve të njëpasnjëshme djemtë e Fatih Terim dyfishuan rezultatin.
Edhe pse patën disa raste, çekët nuk mundën të shënonin në këtë përballje.





