Disa zjarre masive të rëna në pyjet e Nikozisë, shkaktuan vdekjen e dy zjarrëfikësve. Pesë shtete kanë dërguar avionë për t’i ardhur në ndihmë Qipros për parandalimin dhe shuarjen e flakëve. Nismës së Greqisë në përpjekje për të shuar vatrat masive të zjarrit që u regjistruan dy ditë më parë në ultësirën e maleve Trodhos, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Nikozisë, kryeqyteti i ishullit në Mesdhe, u janë bashkuar Franca, Italia, Islanda e Britania e Madhe.
Policia ka bërë të ditur se dy zjarrëfikës humbën jetën dje në spital nga plagët e marra nga zjarri, në një përrua në luginën Solea, sipas policisë. Ndërsa një person tjetër ka marrë plagë të lehta në aksident.
Zjarri deri më tani ka shkatërruar së paku 15 kilometra katror pyje me pisha, ndërsa termometri po i afrohet 40 gradëve Celsuis. Disa shtëpi janë evakuuar për shkak të përshkallëzimit të zjarrit.
Sipas qeverisë: “Rreth 15 avionë, duke përfshirë gjashte izraelitë, katër grekë dhe dy britanikë po marrin pjesë në operacion, të kryesuar në terren nga qindra forca zjarrfikëse”.





