Postimi i videos që shërbeu si frymëzim për djemtë e Kombëtares, para ndeshjes me Rumaninë, nga ana e Gianni De Biasit, është komentuar si veprim në mbështetje të terrorizmit nga mediat serbe.

Gazeta “Blic” shkuan: “në një video që ka postuar De Biasi, shfaqet UÇK-ja, ushtri terroriste. Videoja tregon anëtarët e organizatës terroriste, UÇK-së në veprim, me të cilën ai u përpoq të bëjë një lidhje me historinë e ekipit të futbollit në EURO 2016”.

“De Biasi, të cilit i është dhënë shtetësia shqiptare, ka publikuar një video që tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë, por edhe luftës në Kosovë, në të cilën morën pjesë anëtarët e organizatës terroriste Ushtria Çlirimtare e Kosovës”-shkruan më tej gazeta.

Në fund, videoja mbyllet me ndeshjet e luajtura për kualifikimet e EURO 2016, ku spikat mesazhi i De Biasit: “Falë jush Europa po në sheh si të barabartë”.