Ish-trajneri i Anglisë Fabio Capello ka lavdëruar Kombëtaren Shqiptare për paraqitjen në Kampionatin Europian Francë 2016, pas ndeshjeve me Zvicrën, Francën e Rumaninë.
Capello ka thënë fjalët më të mira për kuqezinjtë dhe shprehet se Shqipëria është surpriza e këtij europini.
“Për mua Shqipëria është surpriza e këtij kompeticioni është fantastike. Një skuadër unike, e përulur, që lufton për çdo top. Jam i lumtur për trajnerin De Biazi”, është shprehur italiani Capello. Të dielën Shqipëria mundi 1 me 0 Rumaninë dhe shpreson për kualifikim si skuadra e tretë më e mirë.





