Një ditë më parë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mori pjesë në ceremoninë e çertifikimit të kursantëve të kuzhinës në qendrën e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik të Durrësit, ku përgëzoi për trajnimin dhe më pas punësimin e tyre.

“Jam i kënaqur sa herë jam pjesë e ceremonive të ndarjes së diplomave të arsimit profesional, me bindjen se çdo diplomë e dhënë është një kontratë e sigurt pune për çdo të kualifikuar. Të tilla janë këto dëshmi aftësimi në Durrës, për kursantë të profileve të ndryshme”- u shpreh Klosi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Roland Xhelilaj.

Th. M.