Trupi i një shetaseje të mbytur, është gjetur në breg në plazhin e Durrësit, në drejtim me Pistën e Vogël, rreth orës 17.15 të kësaj pasditeje.
Sipas të dhënave paraprake shtetësia e gjetur, e cila nuk është identifikuar ende, është rreth 40 vjeçe, rreth 1. 60 m e gjatë, me flokë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë. Ajo ka të veshura një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët, bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe, në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë gjetur shenja dhune.
Ndërkohë, policia bën thirrje që personat që munden ta identifikojnë viktimën të telefonojnë në numrin pa pagesë 129.
Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





