Një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Sipas burimeve, Bashkim Çeço, 41 vjeç, ka qenë në gjendje të dehur dhe pasi kishte kaluar një konflikt në familje, kur ka qëlluar veten.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, në zonën e Alliasit në Tiranë.
41-vjeçari është dërguar me urgjencë në QSUT dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje, ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave.





