*Shefi i Kadastrës: Problemet e pronave në 25 vjet, janë grumbulluar me hapjen e kësaj zyre!

Pas ankesave të banorëve të fshatrave, ka reaguar shefi i zyrës së Kadastrës hartografisë dhe manxhimit gjeoinformacionit në bashkinë Durrës z.Fatmir Ejupi.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, Ejupi deklaroi se në kuadër të decentralizmit bashkia do të ndjekë të gjithë procesin në bashkëpunim me Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

“Qytetarët kanë të drejtë, por kanë aplikuar muaj e vite më parë. Kemi një të shkuar të keqe në lidhje me mënyrën teknike e juridike të pronave. Janë mbledhur këtu për 25 vjet.

Në dhjetor të 2015-s, me iniciativë të Ministrisë së Bujqësisë është miratuar një ligj i ri për tokat bujqësore. Ne po hedhim në një bazë të dhënash të gjitha aplikimet.

Problematika kryesore e vërejtur është mbivendosja e pronave. Azhornimi i të gjitha pronave në bazë të hartave me të gjitha institucionet ka mbledhur disa herë në takime drejtuesit, për t’i dhënë zgjidhje.

Por problematika me pronat është shumëplanëshe. Në ish-komuna e bashki arkivat janë të cunguara, sqaron Ejupi.

Të gjithë fermerët për të aplikuar për marrjen e certifikatës së tokës në pronësi, duhet të paraqesin një sërë dokumentesh.  

K.H.