Janë konsideruar gjithnjë të zhurmshëm dhe problematik por këtë radhë kanë treguar një gjest të lartë qytetarie. Pasi mbaroi ndeshja e fundit, ajo me Rumaninë para largimit nga France, tifozët kanë lënë një mesazh për Francën.
"Faleminderit Francë. Ne u argëtuam shumë", shkruan një pankartë e cila po mbahet nga tifozët shqiptarë, sjella e të cilëve në këtë kampionat ka habitur jo vetëm Francën, por të gjithë botën.





