Ishte ai që ka bërë që mijëra Shqiptarë kudo qe ndodhen të ëndërrojnë për një kualifikim të mundshëm në Evropian. Por publiku përpos profesionalizmit është i interesuar edhe për jetën private të futbollistit.
Kohë më parë u përfol për një afërsi me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në sediljet e një aeroporti. Megjithatë, gjithçka duket se rezultoi në kufijtë e admirimit që 20-vjeçarja shprehu për sulmuesin në momentin kur ai shënoi golin.
Por së fundmi zërat flasin se Sadiku është në një lidhje me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani.
Thashethemet kanë nisur për dy arsye. Së pari në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desiree Tramezzani një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një selfie me golshënuesin shqiptar, foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut. Komentuesit i komplimentojnë me fjalë, “sa të bukur që jeni”.
Së dyti, në momentin e festimi të golit Sadiku iu drejtua me vrap pankinës, aty ku gjeti përqafimin e ngrohtë të ndihmës trajnerit Tramezzani. Sidoqoftë, deri tani situata mbetet e paqartë, por këto detaje natyrisht nuk duhen anashkaluar.





