Rike Roci, ish-banorja e “Big Brother”-it, arriti të pushtonte në pak kohë, jo vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe të mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë konsideruar si një nga tifozet më seksi të “Euro 2016”.

Dekolteja e zbuluar e Rikes ka marrë pafund komente në rrjetet sociale, ndërsa mediat italiane kanë aluduar se Rikja në stadiumin e Marsejës ishte për një person në veçanti, Elseid Hysajn, për të cilin rreh dhe zemra e saj.

Në një intervistë për “Summer Pages”, Rikja sqaron publikun rreth lidhjes së aluduar të saj me futbollistin e njohur. Ajo thotë që jo vetëm që nuk djen për të, por madje as nuk e njeh personalisht.

“As nuk e njoh personalisht. Ky lajm më habit edhe mua. Nuk e di pse kanë shkruar kështu”, është shprehur Rikja, e cila vijon më tej duke thënë se nuk aktualisht nuk është vetëm, por nuk preferon të komentojë më shumë rreth partnerit të saj.