Ndaj kandidatit republikan për presidencialet e SHBA-së Donald Trump ka ndodhur një tentativë vrasjeje.
Një 20-vjeçar britanik është arrestuar nga policia amerikane, pasi tentoi të vriste Trump-in gjatë një takimi që ky i fundit po zhvillonte me mbështetësit e tij në Las Vegas.
Autori Steven Sandford, ka tentuar t’i marrë armën një oficeri për të qëlluar më pas kandidatin për president. Ai ka pranuar se prej një viti kishte në plan që të qëllonte ndaj Trump-it.
Sipas medieve ndërkombëtare, 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi, do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks.
“Associated Press” shkruan se Michael Steven Sandford ishte i papunë, qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në makinën e tij.





