Me sa duket gruri është një nga produktet që Shqipëria importon masivisht. Një javë më parë u importuan 3251 ton grurë, e ndërsa me datë 21 qershor, pritet një tjetër ngarkesë prej 3058 ton grurë në kalatën numër 2 të portit të Durrësit.

E ndërsa sot janë shkarkuar në kalatën numër 6, 108 copë kontenierë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, pritet që në port të shkarkohen edhe 2 ngarkesa të tjera me makineri. Përkatësisht me datë  21, në kalatën numër 6  do të shkarkohen 350 copë makineri, ndërsa me datë 27, në kalatën 10, do të importohen 63 të tilla.