• Sheshi “Liria” i rikthehet qytetarëve durrsakë.

Gjatë ditës së sotme janë hequr barierat metalike që kishin rrethuar sheshin si dhe të gjitha karriget e tavolinat e vendosura aty për festën e miqësisë.

Ndërsa dje në mbrëmje sheshi gumëzhinte  nga festa e tifozëve të Kombëtares, sot ai është “pushtuar” nga mjetet e rënda që janë parkuar mbi pllakat e mermerit, për të çmontuar monitorin e madh të kompanisë së reklamave.

Për të përfunduar sa më shpejt pastrimin e sheshit e çmontimin e monitorit është dashur ndërhyrja e një autovinçi.