Një 40 vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes për shkak të një historie dashurie. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në Lefkada të Greqisë, në afërsi të plazhit në Silelianou.
Pasi u pikas nga qytetarët, të cilët njoftuan menjëherë urgjencën, burri u dërgua me urgjencë në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mediave lokale greke 40- vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe po luftohet për ta mbajtur gjallë.
Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe pse shqiptari arriti në një vendim të tillë, por raportet paraprake thonë se bëhet fjalë për arsye dashurie.





