Temperaturat e larta që karakterizuan javën që lamë pas, këtë fillim javë kanë filluar të bien në Kosovë.
Në disa komuna pasditen e sotme ka pasur reshje të shiut dhe breshërit.
Në komunën e Vushtrrisë ka patur reshje të fuqishme breshëri, shkruan "Bota sot".
Ende nuk është bërë e ditur nëse breshëri i papritur në këtë javë të tretë të qershorit ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.





