Dj me famë botërore David Guetta, i cili është edhe dj zyrtar i Kampionatit Europian të Futbollit për këtë vit, së bashku me Zara Larsson i ka kushtuar një videoklip edhe Kombëtares kuq e zi, ashtu sikurse ka bërë me ekipet e tjera.

Gjatë videoklipit shfaqen futbollistët, pjesë të takimeve të ndryshme të Kombëtares, fanellat, flamuri e gjithçka që lidhet me skuadrën tonë përfaqësuese .

“This One’s For You Albania”, titullohet videoklipi i personalizuar që i dedikohet Shqipërisë, ndërkohë që kënga zyrtare e Europianit është “This One’s For You”.