5 drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia e Tiranës, gjatë fundjavës pasi janë po shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Konkretisht ata janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ndërkohë, 19 shtetasve iu është hequr leja e drejtimit për shkak të përdorimit të alkoolit, ndërsa 3 të tjerëve iu është pezulluar patenta për lëvizje në sens të kundërt.

4 drejtues mjetesh kanë marrë masë administrative për OASH, për kalim të afatit të  vlefshmërisë së lejes së drejtimit.

7 raste janë ndëshkuar për gara me shpejtësi dhe janë dërguar në OASH dhe10 raste për shkelje të semaforit. 12 raste për mungesë siguracioni dhe kontrolli teknik.

Sipas të dhënave, 22 mjete janë bllokuar për mungesën e likuidimit të më shumë se 5 gjobave.

65 masa administrative janë vendosur për kaskat mbrojtëse.

E ndërkohë, policia ka bërë me dije se vazhdon kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, sipas udhëzimit gjatë sezonit turistik.