Pak minuta më parë është bërë publik lajmi se këngëtarja Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.

Ndërkohë, mësohet se në lindje, Tuna ka qenë vetëm pas ndarjes nga Patrisi, që u shoqërua me shumë postime nga ana e këngëtarës për “baballarët e papërgjegjshëm”.

Ndërsa pak minuta pas, Patrisi e ka bërë reagimin e tij pas bërjes baba për herë të dytë.

“Mirësevjen në jetë Zen”, ka qenë shkrimi i Berishës në rrjetet sociale.