DURRËS, 11 mars 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të martën, më 10 mars 2015, ora 10.00 paradite, u ndalua Ardian Sulati, 34 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, gjykata e rrethit Durrës ka vendosur ndaj Sulatit masën e arrestit me burg për veprën penale të vjedhjes. Ishte shpallur në kërkim të hënën, më 9 mars 2015.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





