11 mars 2015 – Në moshën 19-vjeçare, kjo modele e veshjeve të brendshme nga Australia hoqi dorë nga ky profesion për t’u bërë shofere kamioni. Shana Mooyman e nisi karierën e saj si modele në moshë fare të re dhe falë pamjes së saj, u kthye shumë shpejt në një modele tepër të kërkuar. Por 25-vjeçarja bëri një kthesë të pazakontë në jetën e saj kur vendosi që t’i përkushtohej udhëtimeve me kamion, duke transportuar materiale për miniera. Siç shkruan britanikja “DailyStar”, Shana ka grumbulluar kaq shumë të ardhura sa ka në pronësi të saj 3 kompani. Duke folur për gazetën, ajo tha se në fillim kishte patur dyshimet e saj, pasi puna si shofere kamioni konsiderohet si profesion për meshkujt, megjithatë pas 6 vitesh, ish-modelja thotë se gjithçka ia ka vlejtur. Sa i përket arsyes se përse hoqi dorë nga modelingu, Shana shprehet se hoqi dorë pasi ishte në kërkim të një profesioni të qëndrueshëm dhe të sigurt.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/