11 mars 2015 – Sipas një raporti nga CNN-i, në listën e presidentëve dhe kryeministrave më të paguar, në krye qëndron presidenti i SHBA-ve, Barack Obama me 400 mijë dollarë në vit.
Paga e presidentit të SHBA-ve u dyfishua kur këtë detyrë e mori George Ë. Bush në vitin 2001.
Ndërsa, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila është e treta në listë ka një pagë prej 216 mijë eurosh në vit (234 383 dollarë). Ajo dhe ministrat morën një rritje prej 2.2% në fillim të muajit mars, sipas dokumenteve zyrtare.
Presidenti i Francës, Francois Hollande mund të renditej më mirë, por paga e tij u ul me 30% pas ardhjes në pushtet të tij në vitin 2012. Hollande do të përfitonte 255 600 euro në vit (274 522 dollarë) dhe do të ishte i dyti pas Obamës. Por, me uljen prej 30%, ai merr 194 251 dollarë në vit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





