11 mars 2015– Mes dy krerëve të lartë të qeverisë sonë, kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta, po zhvillohet një tjetër takim mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ky është takimi i pestë kokë më kokë që po mbahet mes dy krerëve, ku në fokus të këtij takimi mendohet se është situata aktuale politike në vend dhe zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 21 qershor.
Ky takim vjen një ditë para seancës plenare dhe protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet nesër në orën 11:00.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





