DURRËS, 10 mars 2015 –  Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të hënën, më 9 mars 2015, ora 13.10, u arrestua në flagrancë Sabajet Kaloshi, 21 vjeç, banues në Durrës. Policia sqaron se rreth orës 10.45, në Currila u kap, duke drejtuar një motoçikletë Skuter pa leje drejtimi dhe dokumentet përkatëse.

Kurse në orën 22.00, u ndalua i kërkuari Hasan Metaj, 26 vjeç, banues në Durrës. Dy vjet më parë, më 14 janar 2013, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë të arrestit në burg për vjedhje për Metajn.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/