10 mars 2015 –Sërish probleme me zhvillimin e derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani. Pas shtyrjes për shkak të terrenit të papërshtatshëm të stadiumit "Qemal Stafa", është policia e Tiranës ajo që nuk merr përsipër sigurinë në sfidën e së enjtes. Shkak është organizimi i protestës nga ana e opozitës po në të njëjtën ditë, gjë e cila sipas forcave të rendit nuk krijon mundësinë për të garantuar sigurinë në sfidën më të rëndësishme të sezonit në futbollin shqiptar. Lajmi konfirmohet edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe për momentin palët janë në negociata për të gjetur një zgjidhje për zhvillimin normal të sfidës. Në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje, një zgjidhje mund të jetë angazhimi i një policie private, e cila në këtë rast do të ishte në ngarkesë të palës organizuese, Tiranës. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/