10 mars 2015 – Carmine Pio Losio 54 vjeç rreth orës 22:30 të së hënës 10 mars 2015, theri në banesën e së ëmës një prostitutë shqiptare. Viktima quhet Adriana Picari, 33 vjeçe. Carmine kishte së paku një vit, që herë pas here kryente marëdhënie seksuale kundrejt pagesës me prostitutën e vrarë. Natën e së hënës ai e goditi disa herë me thikë Adrianën, gjithsesi ajo mundi t’i telefonojë policisë para se të vdiste. Kur policia arriti në banesë, Adriana ishte ende gjallë, por policët nuk hynë dot në banesë, sepse kishte derë të blinduar dhe kangjella hekuri në dritare.
Kur policët hynë në shtëpi, e gjetën vrasësin të vetëplagosur me thikë, gjatë një tentative vetvrasjeje të dështuar. Ai madje kishte hapur edhe bombulën e gazit dhe shtëpia ishte plot me gaz. Veç një mrekulli e shpëtoi pallatin nga një shpërthim gazi shkatërrimtar. Në banesë u gjet edhe nëna 89-vjeçare e vrasësit, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetsore edhe prej gazit, që kishte mbushur shtëpinë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





