10 mars 2015 – Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-drejtorit të Portit të Durrësit, Eduard Ndreu, i cili akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “pabarazisë në tendera”.
Në seancën e sotme, Ndreu ka munguar sërish, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Ilir Pengili.
Ish-drejtori i Portit të Durrësit akuzohet se përmes veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera” i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik që llogaritet të kapë vlerën e 230 milionë lekëve të reja.
Masa e sigursië “arrest me burg” është vendosur në mungesë të Ndreut, ndërsa i është komunikuar nga togat e zeza.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





