10 mars 2015 –Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në anë të rrugës, në afërsi të fshatit Gradisht në Lushnjë.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës Petraq Sina, dhe më pas kanë njoftuar menjëherë policinë e Lushnjës.
Uniformat blu të këtij qyteti bëjnë me dije se viktima ka qenë duke ecur me biçikletë në anë të rrugës, e dyshohet se është përplasur nga ndonjë automjet. Megjithatë, forcat e policisë kanë filluar hetimin e ofiçinave dhe serviseve të makinave në zonën përreth, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





