10 mars 2015 – Nëse vuani nga misofonia (Një çrregullim mendor, i cili të bën të nxehesh me njerëzit kur ju i dëgjoni ato duke marrë frymë, duke u përtypur, duke shtypur tastierën e kompjuterit apo celularit etj.), nëse nuk duroni zhurmat e përtypjes së çamçakëzit dhe ushqimeve të tjera të personit që keni afër, atëherë mund të themi se mund të jeni gjeni.

Ndjesia e lartë e këtyre zhurmave, ka qenë një tipar i mendjeve të mëdha, si  Charles Darwin , Franz Kafka dhe Anton Chekhov.

Sipas psikologëve, mendohet se acarimi nga përtypjet e njerëzve, është i lidhur fort me krijimtarinë. Truri shqetësohet nga këto lloj zhurmash, të cilat në dukje janë shumë të lehta për pjesën më të madhe të njerëzve.

Përveç historisë edhe neuropsikologjia si shkencë i mbështet këto pikëpamje, që ai që është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre lloj zhurmash, tregon aftësinë për t’u përqendruar në një gamë të gjerë të gjërave në të njëjtën kohë. Ata kanë më shumë aftësi dhe potencial se mesatarja.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/