10 mars 2015 – Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal në Itali janë arrestuar në qytetin e Durrësit.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë Albert Qafa 51 vjeç, dhe Gani Doku 48 vjeç. Qafa dyshohet si drejtues i një grupi kriminal për shfrytëzim prostitucioni.
Arrestimi i të dy të kërkuarve u realizua në sajë të një operacioni të përbashkët të autoriteteve shqiptare dhe të shtetit italian.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





