DURRËS, 9 mars 2015 –  “Presidenti rus Vladimir Putin mund të ndezë një konflikt të ri ushtarak në Evropë, e pikërisht në Ballkan”, shkruajnë mediet ruse. Madje në të djathtë të një fotoje të kreut të Kremlinit Vladimir Putin portali “gordonua.com” ka vënë diciturën:

 “Shqipëria dhe Bosnjë-Herecgovina mund të shndërrohen në vendin e një krize të re ushtarake në Evropë” [Albanija i Bosnija i Gercegovina mogut stat mestom novogo vojennogo krizisa v Jevrope].

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina konsiderohen “pika të dobëta” të diplomacisë evropiane, dhe se këto shtete kanë sisteme bankare jashtëzakonisht të cenueshme [“slabim mestom” jevropejskoj diplomatii i u nih krajne ujazvimi bankovskije sistemi].

Bizneset e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës kanë lidhje të ngushta me Rusinë, e cila gjithashtu investon shumë në ekonominë e Ballkanit. Nëse Rusia do të fillojë të kërkojë t’i kthehen paratë që ka dhënë, kjo do të minonte pozitat e brishta të demokracive të reja në rajon [jesli RF naçnet trebovat svoi denjgi obratno, eto podorvet shatkije pozicii molodih demokratij v regione]. Kriza e kontrolluar në Ballkan mund të jetë kartë atu në duart e Rusisë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/