DURRËS, 9 mars 2015 –Drejtoria e policisë së qarkut bën të ditur se të dielën, më 8 mars 2015, ora 17:00, u arrestua në flagrancë Rexhino Pajo, 22 vjeç, banues në Durrës. Blutë sqarojnë se rreth orës 12:30, në sektorin “Teuta” të plazhit, Pajo u kap duke vjedhur një palë këpucë atlete pranë derës së banesës së shtetasit A. B., 49 vjeç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/