9 mars 2015 – Në spitalin e Durrësit, i dyti më i madh në vend dhe me fluksin më të lartë të vizitave pas atij të Tiranës, nuk funksionon aparati i mamografisë. Defekti që nuk është mundur të riparohet prej gati 4 muajsh ka bërë që pacientet të orientohen në Tiranë ose në klinika private.
Spitali i Durrësit më i madhi në vend pas atij të kryeqytetit, prej 4 muajsh nuk e ofron shërbimin e mamografisë.
Aparatura, që shërben për të kryer kontrollin e gjirit te gratë, ka pësuar defekt dhe për pasojë pacientët detyrohen t’u drejtohen klinikave private ose spitaleve te Tiranës për të marrë këtë shërbim.
Drejtuesit e Spitalit Rajonal të Durrësit, shprehen se kanë bërë kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanive të cilat kanë mundësi për të riparuar defektin në aparaturë, por deri më tani nuk i është dhënë zgjidhje këtij këtij problemi.
Pacientët të cilët paraqiten për të marrë këtë shërbim, Kavaja thotë se po i orientojnë drejt Tiranës.
Ndërkohë sot, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte në DSHP-në e Kuçovës për të parë funksionimin e mamografisë së lëvizshme.





