DURRËS, 9 mars 2015 –Drejtoria e policisë së qarkut bën të ditur se të dielën, më 8 mars 2015, në orën 6:40 të mëngjesit, ka ndodhur një tragjedi e pazakonshme.

Ndërsa po mblidhte bar te kodra e Currilave në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, 53-vjeçarit durrsak Miftar Meda i ka rrëshqitur këmba dhe është rrëzuar nga një lartësi prej 76 metrash. Fatkeqësia ishte fatale, pasi i ndjeri Meda nuk ka mundur të mbijetojë. Policia thotë se materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/