9 mars 2015 – Një ditë më parë, në një sondazh të kryer për femrën më të njohur në planet, Beyonce ka triumfuar duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Rezultati në fjalë vjen pas publikimit të një sondazhi të bërë nga revista “Rolling Stone”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në të rezultoi se këngëtarja 33-vjeçare është femra më e njohur në planet.
Nga ana tjetër, këngëtarja 27-vjeçare Rihanna, është votuar si artistja më e preferuar. Në listën e gjatë bëjnë pjesë personazhe të tillë si Katy Perry, Lana Del Rey, Ariana Grande dhe Taylor Swift.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





