9 mars 2015 – Ka degjeneruar në dhunë fundi i takimit Kamza-Ada, e cila është fituar 1-0 nga ana e vendasve. Ka vulosur një penallti “in extremis” të kthyer në gol nga Koleci. Mirëpo, sapo gjyqtari ka vërshëllyer mbarimin e sfidës, dy lojtarët e Adës, pikërisht Thorja dhe Hotaj, kanë shkuar pranë kryesorit ku kanë tentuar ta godasin me grushte. Më pas, kanë vërshuar drejt tij edhe futbollistët e tjerë të Adës, por ndërhyrja e menjëhershme e trajnerit Krepi dhe e uniformave blu ka shmangur këtë përleshje. Forca të shumta policie janë futur në fushë për t’i larguar lojtarët e Adës, që sillen mjaft ashpër.

Ndërkohë që sapo janë futur në dhomat e zhveshjes, lojtarët velipojakë kanë shfryrë dufin e tyre duke shkatërruar derën e dhomës. Policia është vënë gardh në mbrojtje të lojtarëve dhe të gjyqtarëve, për të shmangur kështu ndonjë sherr masiv, ku fillimisht janë përcjellë lojtarët e Kamzës dhe më pas ata të Adës. Në fund, gjyqtarët, duke u shoqëruar me makinën e policisë rrugore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/