9 mars 2015 – Arabia Saudite, gjatë vitit 2014 ka importuar armë dhe sistem mbrojtës më shumë se çdo shtet tjetër, duke lënë pas Indinë sa i takon nivelit të shpenzimeve. Sipas të dhënave të publikuara nga “IHS Jane 360” në raportin global për tregtinë për mbrojtjen, tregohet se Arabia Saudite ka shpenzuar mbi 6.4 miliardë dollarë për masat mbrojtëse, ndërsa India, e cila është në vendin e dytë, ka shpenzuar 5.57 miliardë dollarë.

Në vend të tretë, si vendi që ka blerë më shumë armë është Kina, e cila vazhdon të marrë ndihmë për hapësirën ajrore nga Rusia.

Ndërsa, sa u takon vendeve eksportuese, në krye qëndron SHBA-ja me 23.7 miliardë dollarë, në vend të dytë është Rusia, e cila gjatë vitit 2014 ka eksportuar armatime me vlerë 10 miliardë dollarë.

Më pas vjen Franca me 4.9 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 4.1 miliardë dollarë dhe Gjermania me 3.5 miliardë dollarë.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/