9 mars 2015 – Një banesë në Mirditë, ka rënë pre e grabitjes së dy personave të maskuar dhe të armatosur gjatë natës së mbrëmshme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gziq të Mirditës, në vendin e quajtur “Vau Shënkoll”, ku grabitësit pasi kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale Gj.L. dhe kanë qëlluar me armë, kanë arritur të marrin një shumë prej 5.000 lekësh dhe tre telefona celularë.
Fatmirësisht, nga të shtënat me armë nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë, efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 56, kalibër 7.62 mm, dhe po punojnë për identifikikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





