6 mars 2015 – Në pritje të ndonjë oferte për t’u kthyer në futbollin profesionist, Adriano Leite Ribeiro kalon kohën me festa dhe herë pas here e tepron. Ish-lojtari i Interit dhe një nga talentet më premtues të futbollit brazilian ka prenotuar të premten e kaluar një motel të tërë në jug të Rio De Janeiro-s për të festuar me 18 prostituta. Në të gdhirë të ditës së shtunë, ka paguar faturën prej 30 mijë eurosh (1200 për secilën nga vajzat), raporton "Corriere dello Sport". Në këtë mënyrë, Adriano vazhdon të jetë protagonist në media për bëmat jashtë fushës, pasi nga Adriano futbollist i kemi humbur gjurmët që nga prilli i vitit 2014, kur luajti ndeshjen e tij të fundit me fanelën e Atletico Paranaense.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





