6 mars 2015 – Drejtori Teknik i Teutës, Ilir Biturku, komentoi humbjen e fundit të Teutës duke u shprehur që e vemtja notë pozitive për skuadrën e tij, ishte goli i të riut, Resul Kastrati, të cilin e vlerësoi si një futbollist me shumë potencial. "Një humbje e thellë të cilën nuk e kishim menduar përpara ndeshjes. Kërkonim një pikë sepse situata jonë në renditje nuk është aspak e mirë. Sot kemi pasur tre mungesa në mbrojtje si Rustem Hoxha, Ahmataj, etj. E vetmja gjë pozitive për mendimin tim është se sot kemi fituar nje lojtar te ri si Kastrati që për aq sa luajti tregoi sa ka potencial". Ndërkohë për ndeshjet e ardhshme me kundërshtarët direktë për mbijetesë, Biturku u shpreh. "Na presin edhe tri ndeshje finale. Ky kampionat do te këtë luftë në krye dhe në fund. Kemi ndeshje të vështira në Fier, duhet të dalim sa më shpejt nga kjo krizë".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/